Historiku

Historiku

Historiku

Universiteti, me frymëzim katolik, vepron në Shqipëri si aktor zhvillimi, duke respektuar traditat fetare vendore, në një perspektivë ndërkombëtare. Veprimtaritë akademike realizohen në bashkëpunim të ngushtë me Universitete të rëndësishme Italiane (Universiteti i Barit, Universiteti i Romës “Tor Vergata”, Universiteti i Milanos, Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Palermos, Universiteti Katolik i Milanos, Universiteti i Firences), të cilët marrin pjesë me trashëgiminë e tyre formuese, në rritjen e këtij Universiteti në Shqipëri. Sot, rreth 1945 studentë ndjekin, në selinë e Tiranës dhe Elbasanit, katër fakultete me 20 programe studimi ku japin mësim rreth 450 profesorë italianë dhe 100 profesorë shqiptarë. Një pjesëmarrje e tillë e botës kulturore italiane e bën të veçantë këtë përvojë universitare, që zhvillohet kryesisht në gjuhën italiane. Diplomat janë të njohura nga Universitetet italiane partnere dhe lëshohen së bashku, duke mundësuar kështu arritjen për herë të parë të dimensionit evropian në arsimin universitar shqiptar. Janë diplomuar rreth 1100 studentë. Universiteti Katolik ZKM është institucion jopublik, jofitimprurës, i Arsimit të Lartë, me karakter mësimor e shkencor, edukativ e human, i ngritur nga Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”, i cili është strukturë e Kongregacionit “Bijtë e Zojës së Papërlyer” me qendër në Romë dhe i njohur nga Selia e Shenjtë. Mjaft i njohur në Itali dhe jashtë saj për traditat në fushën e Shëndetësisë në përgjithësi dhe në atë të Mjekësisë në veçanti, ai zhvillon veprimtarinë e tij edhe në shumë vende të tjera të botës. Universiteti Katolik ZKM është themeluar në vitin 2004 dhe përbën një nga nismat e para të arsimit universitar jopublik në vendin tonë. Ai u ngrit për të mundësuar arsimimin në Shqipëri, të një brezi të ri profesionistësh të standardit evropian, të aftë për të punuar si në Shqipëri ashtu dhe në Evropë e në botë, të gatshëm për të përballuar sfidat e mëdha të Integrimit Evropian të vendit tonë . Universiteti është pjesë përbërëse e Kompleksit Spitalor Universitar me të njëjtin emër, i cili do të jetë ngushtësisht i lidhur me Sistemin Shëndetësor Shqiptar. Ky kompleks është programuar të jetë një qendër ekselence në fushën e shërbimit shëndetësor, të Arsimit të Lartë e të Kërkimit Shkencor në Shqipëri.

Viti i parë akademik 2004/2005 ka qenë edhe viti i marrëveshjeve të para mes Universitetit ZKM në Tiranë dhe tre institucioneve të tjera italiane: Universiteti i Studimeve të Barit, Roma Tor Vergata, Milano. Pastaj kanë vazhduar bashkëpunime të tjera me Universitete shqiptare dhe me Universitetin e Studimeve të Bolonjës.

Me këto akorde partnerët italianë kanë mbështetur nisjen e Universitetit të ri, duke përcjellur dijet e tyre te konsoliduara dhe duke lejuar kështu lindjen e një poli të ri formimi universitar në një vend në tranzicion të thellë.

Marrëveshjet kanë bërë të mundur lëshimin e titujve të studimit të njohur nga të dy universitetet e përfshirë, gjë që u konkretizua me diplomat e para të kurseve tre vjeçare. Për Shqipërinë, e cila ka synim hyrjen në Bashkimin Evropian, fakti i lartpërmendur është shumë domethënës, sepse të diplomuarit shqiptarë vlerësohen në të njëjtën mënyrë si kolegët e tjerë evropianë.

Angazhimi mësimor i ndërmarrë nga Universitetet italiane përbën një investim kulturor që shkon përtej raporteve të rëndësishme ekonomike mes dy vendeve, edhe këto shumë të rëndësishme. Këtu duhen përmendur edhe lidhjet reciproke që i kanë rrënjët në shekujt e historisë.

Dhoma e Deputetëve të Parlamentit Italian dhe Kuvendi i Shqipërisë

Delegacioni i Komisionit Evropian

  • Universiteti "Tor Vergata" i Romës
  • Universiteti Aldo Moro i Barit
  • Universiteti i Milanos
  • Universiteti i Bolonjës
  • Universiteti Katolik i Milanos
  • Universiteti Politeknik i Barit
  • Universiteti i Palermos
  • Universiteti i Firences
  • Universiteti i Sienës
  • Universiteti i Aquila-s
  • Universiteti Maria Ss. Assunta (LUMSA)
  • Universiteti i Foxhias
  • Urdhëri i Farmacistëve të Milanos dhe Lodit
  • Instituti i Formimit Politik "Pedro Arrupe" - Qendra e Studimeve Shoqërore
  • OJG MAGIS - Lëvizja dhe Aktiviteti i Jezuitëve italianë për Zhvillim
  • Shoqata "Vatra e Shën Marisë së Loretos
  • Ivo Pitanguy European Surgical Association (ACEIP)
  • European Academy of Plastic Surgery (EAPS-ACEIP)
  • Universiteti i Tiranës
  • Universiteti Bujqësor i Tiranës
  • Universiteti Politeknik i Tiranës
  • Universiteti "Luigj Gurakuqi" i Shkodrës
  • Universiteti "Ismail Qemali" i Vlorës
  • Universiteti "Eqrem Çabej" i Gjirokastrës
  • Universiteti "Fan. S. Noli" i Korçës
  • Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës
  • Ministria e Shëndetësisë e RSH
  • Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza"
  • Instituti i Shëndetit Publik "Hulo Hajdëri"
  • Spitali Ushtarak Qendror Universitar
  • Spitali Obstetrik Gjinekologjik "Koço Gliozheni"
  • Spitali Obstetrik Gjinekologjik "Mbreteresha Geraldinë"
  • Spitali Rajonal i Durrësit
  • Qendra Spitalore "Xhafer Kongoli" Elbasan
  • Spitali Psikiatrik "Sadik Dinçi" Elbasan