Profesoret

Profesoret

ROBERTO BOLOGNA

“Jam shumë kërkues, por edhe jap shumë!” Kështu e përkufizon veten në aspektin profesional, profesori Roberto Bologna. I sapoardhur pranë Programit të Arkitekturës në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Bolonga është një emër i rëndësishëm në fushën kërkimore në Teknologjinë për Arkitekturën në Itali.

Më shumë

ERNESTO ALICICCO, PROFESORI ME DUAR TE ARTA

Profesor Ernesto Alicicco!
Ky është emri që të përmendin të gjithë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, kur kërkon të njohësh më tepër rreth fizioterapisë.
Natyrisht, në fillim mendon se do të takosh një mjek me shumë eksperiencë, por kur e takon nga afër profesor Alicicco, të hapet një botë krejt e re, e panjohur.

Më shumë

Stafi Akademik

Stafi akademik pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” përbëhet nga profesorë shqiptarë dhe italianë. Profesorët italianë janë pjesë e stafit akademik të Universiteteve italiane partnere me të cilët Universiteti bashkëpunon dhe ka firmosur marrëveshjet për lëshimin e diplomave të përbashkëta dhe të dyfishta. Profesorët e Univiversiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” nxisin dhe promovojnë përhapjen e njohurive dhe garantojnë profesionalizëm dhe cilësi në mësimdhënie.

Pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është ngritur Observatori i Sistemeve Shëndetësore të Ballkanit (OSSHB), si seksion i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve dhe Studimeve (QNKS). Observatori ka për objekt të punës së tij analizën, studimin, kërkimin dhe formimin në fushën e menaxhimit dhe të organizimit të shërbimeve shëndetësore, në mënyrë të veçantë, të sistemeve të financimit. Aktivitetet e Observatorit bashkërendohen dhe përcaktohen nga Komiteti Shkencor i përbërë nga tre anëtarë.