News Arkitektura

News Arkitektura

Prof. MARIA GRAZIA ECCHELI I PREZANTOHET STUDENTËVE

U njoha me Tiranën nëpërmjet temave kërkimore të studenteve të mija shqiptare; më intrigonte tek ky qytet një farë qëndrimi pezull midis lindjes e perëndimit, dhe pranova me kënaqësi ftesën e Dekanit të Fakultetit të Arkitekturës së Firences për të bashkëpunuar për Programin e Studimit në Arkitekturë në Univ.Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Leggi tutto

Ulisse Tramonti- Arkitektura UKZKM sjell docentët më të njohur italianë

Programi i Studimit në Arkitekturë është pika e fortë e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Ata që bëjnë ndryshimin janë profesorët më të mirë të Arkitekturës, të cilët vijnë prej Universitetit të Firences, i themeluar në fillim të viteve 1300.
Prof. Ulisse Tramonti është njëri prej këtyre emrave të njohur të botës akademike

Leggi tutto

Mes djepit të kulturës. Studentët e arkitekturës ZKM në Shkodër

Qyteti i Shkodrës është njohur gjithnjë si djep i dijes dhe kulturës. Për këtë arsye një grup studentësh të Fakultetit të Arkitekturës zgjodhën të vizitojnë pikat historike dhe kulturore më interesante të kryeqendrës së veriut.
Të udhëhequr nga Prof. Mario Bevilacqua dhe Kamela Guza, ata vizituan “tempullin e kulturës shkodrane” - Teatrin “Migjeni” dhe me pas Muzeun e Fotografisë “Marubi”

Leggi tutto

Studentët e Arkitekturës, praktikë në kalatë e Shkodrës dhe Lezhës

Muaji prill zgjoi interesin kundrejt historisë së Shqipërisë tek studentët e Programit të Arkitekturës nëpërmjet praktikave e seminarëve jashtë sallave të leksioneve.
Një grup studentësh të Vitit të Parë - të shoqëruar nga docentët Ferruccio Canali e Virgilio Galati - realizuan një vizitë në kalanë e Shkodrës dhe atë të Lezhës, si edhe në Muzeun e Fotografisë “Marubi”

Leggi tutto

ROBERTO BOLOGNA

“Jam shumë kërkues, por edhe jap shumë!” Kështu e përkufizon veten në aspektin profesional, profesori Roberto Bologna. I sapoardhur pranë Programit të Arkitekturës në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Bolonga është një emër i rëndësishëm në fushën kërkimore në Teknologjinë për Arkitekturën në Itali.

Leggi tutto

Describing Architecture

"Describing Architecture", titullohet takimi që bashkoi studentët e Programit të Arkitekturës të Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ata të Universitetit Katolik CEU San Pablo të Madridit.

Leggi tutto