News/evente

Shqipëria dhe Kosova janë për Italinë urë lidhëse në shumë drejtime me Europën Lindore, por mbi të gjitha terrene që ofrojnë mundësi shumë të mira investimi. Për këtë arsye, Universiteti i Barit në Itali organizoi në dt. 22 Mars 2017, seminarin e titulluar “Shqipëri dhe Kosovë: mundësi për ndërmarrje, punësim dhe zhvillim”.
Shqipëria dhe Kosova, përveç pozicionit dhe afërsisë gjeografike me Italinë, ekonomisë në rritje, tregut të ri e dinamik të punës dhe më të lirë krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara, ofrojnë për investitorët kushte të favorshme fiskale.
Të ftuar për të diskutuar mbi temën ishin Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Bruno Giardina dhe Dekani i Fakutetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, Prof. Giovanni Lagioia.
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ofron sëbashku me Universitetin e Barit Aldo Moro progame të përbashkëta studimi në ekonomi dhe farmaci. Diplomat e lëshuara në partneritet nga të dy institucionet njihen përtej Adriatikut dhe në shtetet e Bashkimit Europian.
Në këtë seminar folën mbi temën Prof. Antonio Felice Uricchio, Rektor i Universitetit të Barit, Sh. T. Ardian Haskaj, Konsull i Shqipërisë në Itali, Sh. T. Arben Muhameti, Konsull i Kosovës në Itali, Prof. Vittorio Dell’Atti, Drejtor i Departamentit të Ekonomisë, Menaxhimit dhe të Drejtës së Ndërrmarrjes të Universitetit të Barit, etj.