News/evente

Festa e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë do të zhvillohet në datë 26 Prill 2017, në vijueshmëri të një tradite të përvitshme. Në këtë ditë, Fondacioni celebron Festën e Pajtores së tij, Zoja e Këshillit të Mirë e shpallur nga Këshilli i Ipeshkvinjëve shqiptarë në vitin 1895 si Pajtore e Shqipërisë.
Programi i Festës Së Fondacionit parashikon të fillojë në orën 17.00, me Kremtimin e Meshës së Shenjtë nga Sh.T. George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë – Durrës.
Më pas do të ofrohet një cocktail për të ftuarit dhe në orën 18.45 do të përshëndesin Presidenti i Fondacionit dhe Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” si edhe do të vlerësohen me bursa studimi studentët e shkëlqyer të Universitetit.
Kjo festë do të kulmojë më një koncert festiv në orën 19.15, ku do të performojnë këngëtarët: Era Rusi, Altin Goci & Band.
Festa e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë mbështetet nga INTESA SANPAOLO BANK, MONTAL sh.p.k, CASA dell’ARCHITETTO, VENETO BANKA, CONSULCESI, AMSTEL BEER, COCA COLA dhe ONIS sh.p.k.
Përparësitë e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë në Shqipëri janë kujdesi, kurimi dhe shërimi i të sëmurëve dhe edukimi i të rinjve, duke i ofruar një formim për jetën. Përkushtimi ndaj shëndetësisë dhe edukimit përkon me dy parimet themelore të misionit të krishterë.

Shkarko ftesën