Biblioteka

Biblioteka

Biblioteka UNIZKM

Biblioteka Universitare Zoja e Këshillit të mirë është themeluar në vitin 2004. Falë larmisë së pasurisë që disponon dhe shërbimeve që ajo ofron
vazhdimisht është në kërkim të përmbushjes së misionit të saj edukativ. Qëllimi në vetvete i këtij misioni të shenjtë në formimin e edukimin e brezit të ri është mbështetja ne aktivitetet mësimore si dhe në fushën e kërkimit shkencor per perdoruesit e saj.
Gjatë këtij procesi personeli respektohen parimet bazë të te punës, të cilat janë të stabilizuara nga udhezuesit e IFLA/Unesco: (Barazia, Drejtesia, e drejta e hyrjes, e drejta e zgjedhjes, pjesmarrja, qartesia e trasparenca, efikasiteti dhe efiçienca)

Sot biblioteka numeron rreth 15 000 tituj libra e revista, te inventarizuara sipas standarteve të stabilizuara nga IFLA ( Shoqata Internazionale e Bibliotekave). Klasifikimi dhe katalogimi kryhet sipas skemes internazionale CDD (klasifikimi dhjetor i Deëey), i cili organizon e drejton fondin e bibliotekës në bazë të argumentit të libri ose të revistës

Pasurimi i bibliotekë dhe pëditësimi i saj është një ndër objektivat kryesore që realizohet falë një fondi vjetor , i cili menaxhohet me kujdes dhe në përputhje me kërkesat e përdoruesve. Një burim tjetër i rëndësishëm i pasurimit është edhe dhurimi. Dhuruesit tanë janë kryesisht bashkëpunëtorë të Universiteteve të tillë si ai i Tor Vergatës në Romë, Bari, Milano, Ambasada Italiane ne Tiranë, shtepi të ndryshme botuese shqiptare dhe italiane si dhe vete profesorët e universitetit tonë.
Fondi i bibliotekeës është i mjaft i lëvruar dhe i larmishëm në gjuhë të huaja të tilla si: Shqip, Italisht, Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht etj
Pasuria është e aksesueshme si ne sallën e leximit ashtu edhe jashtë ambientit të bibliotekës
Salla e leximit është e pajisur nga rrjeti ëireless, i cili përdoret me kredencialet e Universitetit
Hyrja në bibliotekë dhe konsultimi i bibliografisë është i lirë e falas për të gjithë përdoruesit. Biblioteka pasurohet dhe përditësohet vazhdimisht në fushat e mjekësisë, Fizioterapisë, Infermierisë, Farmacisë, Stomatologjisë, Arkitekturës, Ekonomisë e shkencave politike. Prania e personelit të specializuar në sektorin e bibliotekonomisë e bën akoma edhe më efiçiente cilësinë e shërbimeve të ofruara në mënyrë të automatizuar nga ora 08.30- 19.00.


Shërbimet bazë të Bibliotekës jane:

  • Informimi për funksionimin e bibliotekës, rregullat dhe sherbimet e saj
  • Konsultimi në sallë
  • Huazimi
  • Pajisja me (document- delivery)
  • Asistenza dhe orientimi i perdoruesve: aktivitete të rikuperimit të informacioneve nga katallogë, baza të dhënash, repertorë tradizionalë e online, si dhe shpërndarje të informacionit sipas nevojave të vetë përdoruesve
  • Asistenca teknike në kompjuterat e vendosura në sallën e kërkimit shkencor
  • Blerja e librave dhe porosia e tyre
  • Çdo lloj tjeter shërbimi në përmbushje të nevojave të vetë përdoruesve


Biblioteka ndodhet në katin e parë të ndërtesës kryesore të universitetit dhe garanton akses në një periudhë kohore prej 12 orësh përkatësisht nga e hëna – në të dielë:

Shërbimi bibliotekar e hënë- e premte 8.30-19.00
Salla e leximit e hënë – e premte 8.00 -21 00.

Pasuria e bibliotekës është e ndarë në dy arkivë. Arkivët janë të organizuar e ndarë sipas argumentave të librave e në përputhje të plotë të kushteve specifike të ruajtjes së librit.
Pjesa më pak e përdorshme është e pozicionuar në arkivën nr 2
Biblioteka është tërësisht e automatizuar. Jemi në fazën përfundimtare të bibliotekës on- line, qe do të jetë e aksesueshme edhe nga jashtë për kryerjen e nje pjese të shërbimeve.
Përtej krijimit të fondit të librave, biblioteka jep një mbështetje të madhe përdoruesve të saj përmes periodikëve on- line si dhe atyre ekzistues në format letër. Kërkimi shkencor kryhet përmes kompjuterave që përdoren eskluzivisht për qëllime studimi e kërkimi
Në mbështetje të studimeve me te detajuara që të cojnë në një ngritje professionale biblioteka ka në dispozicion të përdoruesve të tij gjithashtu dy data- base periodikesh on-line, një prej të cilëve është Biblioteka “Hinari”, që pajis me informacion përdoruesit e saj duke iu ofruar lehtesim në gjetjen e informacioneve nga më te fundit ne fushën e mjekësisë, ekonomisë, stomatologjisë, farmacisë, infermierisë e fizioterapisë.

Misioni i bibliotekës përmes shërbimeve që ajo ofron është mbështetja e proçesit mësimor, edukativ e formues duke u shërbyer studentëve, pedagogëve, si edhe të gjithë bashkëpunëtorëve nga institucione të ndryshme për ngritjen e tyre profesionale. Vizioni ynë është që biblioteka të funksionojë si një qendër formimi dhe plotësimi intelektual me moton: “Universiteti bëhet për t’u jetuar, jo për t’u përfunduar, sepse etja dhe dëshira për dijeni nuk resht kurrë”.

Për më shumë informacione kontaktoni:

Për më shumë informazione kontaktoni:
Znj. Mimoza AGASTRA
Tel: +355 42 273 290
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Znj. Edlira HOXHA
Tel: +355 42 273 290
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.