Orientimi dhe Karriera

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon në datat 8 prill – 22 prill – 13 maj ditët e hapura.
Në këto ditë, maturantët e shkollave të mesme kanë mundësinë të vizitojnë kampusin universitar, laboratorët, klinikat, dhe ambjentet e tjera me interes në universitet.
Maturantët do të marrin informacion të detajuar mbi programet e studimit, kohëzgjatjen e tyre, kriteret hyrëse në degët e Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi, Mjekësi, Odontoiatrisë dhe Protezë Dentare, Farmaci, Fizioterapi, Infermieristikë, Ekonomi Ndërmarrje, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Ata do të ndjekin nga afër leksione të hapura, si dhe do të zhvillojnë takime me stafin akademik.
Kampusi universitar do të qëndrojë i hapur për të interesuarit nga ora 09.00 deri në orën 14.00.
Ju mirëpresim!