Post Lauream

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Qëllimi kryesor i Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është ai i përgatitjes së ekspertëve në fushën e shëndetit publik dhe në përmirësimin e tij. Në dy dekadat e fundit, në Shqipëri është vënë re një rritje e dendësisë së popullsisë në mënyrë të veçantë në qytetet kryesore dhe një rritje e konsiderueshme e ndotjes ambientale. Kjo ka ndikuar në një rritje të sensibilizimit, të monitorimit të gjendjes shëndetësore të popullatës, nga ana e institucioneve shtetërore. Në këtë kuadër Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me anën e këtij projekti kërkon të kontribuojë në përmirësimin e shërbimit dhe të shëndetit publik shqiptar, me anë të një edukimi specifik profesional. Projekti konsiston në një bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik Kombëtar dhe me Universitetin e Milanos, mbi zhvillimin, aplikimin, parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive, faktorët dëmtues shëndetësorë të mjedisit dhe zhvillimin dhe aplikimin e promocionit të shëndetit.

OBJEKTIVAT

Objektivat e projektit kanë të bëjnë me studimin në Epidemiologji dhe parandalimin e sëmundjeve infektive, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë studimit të vaksinave dhe kontrollin e sëmundjeve infektive me rrugë ushqimore dhe vektoriale. Studimin e agjentëve patogjenë, raporti  mikroorganizëm-qelizë pritëse, mekanizmat e virulencës, teknikat e diagnostikimit dhe tipizimi molekular. Farmakorezistenca dhe toksikologjia e medikamenteve. Organizimi dhe menaxhimi i shërbimit sanitar spitalor dhe territorial. Edukim mbi Shëndetin Publik. Mbjellja dhe izolimi i kulturave bakteriale, virusale, myqeve duke u nisur nga kampionë biologjikë. Gjithashtu një vëmendje të veçantë mbi teknikat e identifikimit të mikroorganizmave me anë të metodologjive të reja të diagnostikimit molekular (gjenotipizimi), teknologjia e ADN rikombinante, për terapi gjenetike dhe vaksina që mund të përdoren për sëmundjet infektive me rrugë seksuale dhe me anë të vektorëve dhe studimit të metodikave për përdorimin e kampioneve shtazore.

Objektivi 1: Shtysat e mundshëm të transmetimit dhe rëndësisë së sëmundjes së Ethes Hemorragjke të Krime Kongos në Shqipëri; Objektivi 2: Faktorët e riskut për Ethen e Nilit Perëndimor dhe sëmundjet e tjera që transmetohen nga mushkonjat dhe flebotomet në Shqipëri; Objektivi 3: Epidemiologjia dhe karakteristikat molekulare të virusit të hepatitit Virai C në Shqipëri. Objektivi 4: Rindërtimi i historisë së epidemisë së HIV në shqipëri: Diversiteti molekular  dhe evolucioni gjenetik i nëntipave të HIV; Objektivi 5: Prevalenca e paravaksinimit dhe shpërndarja e tipeve të virusit të papilomës humane tek gratë Shqiptare të grupmoshës 18-24 vjeç; Objektivi 6: Përqasje të reja molekulare për sintezën e vaksinave rikombinante të mundshme kundra tumorit të qafës së mitrës i shkaktuar nga gjenotipet të rrezikshmërisë së lartë; Objektivi 7: Efektet e padëshiruara që pasojnë vaksinimin në fëmijët Shqiptarë.

INSTRUMENTET

Puna do të zhvillohet përgjatë tre (3) viteve akademike.

Formimi i thelluar teorik

Në vitin e parë Projekti i kushtohet formimit në njohuri bazë të metodikave më të avancuara në gjendje që të monitorojnë faktorët eziopatogjenetik, përgjegjës të sëmundjeve infektive dhe përhapjen e tyre. Lëndët e formimit të thelluar teorik të mirfilltë që do të zhvillohen në vitin e parë, janë të përbashkëta për të gjithë pjesëmarrësit; lëndët që do të trajtohen kryesisht janë mbi; Epidemiologjinë dhe parandalimin e sëmundjeve infektive, duke iu referuar studimit dhe eksperimentimit të vaksinave dhe kontrollit të sëmundjeve të transmetueshme me anë të ushqimit apo vektorëve; studimi i agjentëve patogjenë (bakteret, viruset, myqet, parazitet), raporti midis mikrorganizmit dhe organizmit pritës, mekanizmat e virulencës dhe teknikat e diagnostikimit; farmako-rezistenca dhe toksikologjia e medikamenteve; parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve infektive, vlerësimi i sigurisë mikrobiologjike të vaksinave, kontrolli i indeve dhe i organeve në tranpiante.

Kërkim dhe krijim në laboratorë

Në vitin e dytë të Projektit çdo pjesëmarrës duhet të kryejë aktivitete kërkimore-shkencore nën udhëheqjen e udhëheqësit shkencor. Këto veprimtari fillojnë me përcaktimin e temës specifike për çdo pjesëmarrës. Pjesëmarrësit do të kryejnë si aktivitet kryesor, kërkimin shkencor në laboratoret e intitucioneve bashkëpunuese të cilët janë: Fakulteti i Farmacisë, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" Tiranë, Shqipëri; Departamenti i "Scienze del Farmaco", Universiteti i Studimeve të Milanos, Itali; Departamenti i "Scienze Farmaceutiche", Universiteti i Studimeve të Milanos, Itali; lnstituti i Shëndetit Publik, Departamenti i Kontrollit, Sëmundjeve Infektive dhe Epidemiologjisë

Temat Kërkimore, specifike për çdo pjesëmarrës, pajisin me njohuri të thella mbi metabolizmin dhe biologjinë molekulare të baktereve, viruseve, dhe  parazitëve me interes për patologjitë humane dhe zoonotike. Do të studiohen  përdorime bioteknologjike të mikroorganizmave me qëllim prodhimin e medikamenteve dhe vaksinave.

Përpunim të dhënash dhe botime 

Në vitin e tretë e të fundit të projektit, do të thellohen njohuritë me anë të eksperimentalizimit në mënyrë të pavarur në laboratore të nivelit të lartë shkencor të njohurive të përftuara në dy vitet e mëparshme në fushën përkatëse, botimin e rezultateve të përftuara. Gjithashtu kandidati në fund të vitit të tretë do të përpunojë të dhënat e punës kërkimore-shkencore të zhvilluar, në bazë të tematikës specifike përkatëse, për hartimin dhe paraqitjen përfundimtare të Projektit.

TIMING

Vitet  Kohëzgjatja - Puna

I       Viti i parë i punës -  12 muaj formim i thelluar teorik

II      Viti i dytë i punës - 12 muaj  punë kërkimore - krijuese në Laboratore

III     Viti i tretë i punës - 6 muaj punë kërkimore – krijuese + 6 muaj përpunim të të dhënave, botime dhe prezantimi i punës.

provuar nga Senati Akademik

 

Më datë 15.05.2012