Evente/lajme

 

Në kuadër të aktivitetete formuese të lëndës “Tekonologjia e cikleve prodhuese”, studentët e Masterit të Shkencave në Ekonomi dhe Menaxhim vizituan Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit. Qëllimi i takimit ishte thellimi i çështjeve në interes të ministrisë, veçanërisht të çështjeve për përpunimin e mbetjeve,  për bioenergjinë dhe menaxhimin e burimeve natyrore. Dialogu me ekspertët e ministrisë pati një rezultat pozitiv dhe mundësoi fillimin e një bashkëbisedimi frytdhënës për implementimin e strategjive për të përmirësuar planifikimin territorial me synim qëndrueshmërinë mjedisore dhe ekonomike. Takime të mëtejshme me studentët e Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë do të vazhdojnë në të ardhmen.