Evente/lajme

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 24 Maj 2019, ora 10.00, konferencën e titulluar: “Bankat dhe territori shqiptar: vëzhgimet financiare”.

Do të diskutojmë mbi temën: Znj. Elona DUSHKU, Përgjegjëse e Sektorit të Kërkimit me Metodologji Mikro, Banka e Shqipërisë, Z. Antonio CORVINO, Drejtor i “Osservatorio Regionale Banche-Imprese di Economia e Finanza”, Znj. Jola DIMA, Drejtuese e Divizionit të Administrimit të Riskut, Intesa Sanpaolo Bank, Z. Nicola NOVIELLI, Qendra Studimore ICCREA BancaImpresa.

Në përfundim të konferecës do të nxjerrë konkluzionet Prof. Mauro Bisceglia, Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, UKZKM.  

Konferenca vjen në kuadër të aktivitetit didaktik, ndaj studentët pjesëmarrës të Fakultetit të Shkencave Ekonomike do të përfitojnë 1 kredit universitar.  

Aktiviteti do të mbahet tek Aula Magna.