Evente/lajme

News Ekonomia

Digital transformation: Una Sfida Per Le Imprese

 Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë In Italian Network dhe T-Mobile ka organizuar një seminar formues falas me titull “Digital transformation: una sfida per le imprese” i cili do të mbahet me datë 18 Maj 2016, ora 16.00. Do të ndërhyjnë përfaqësues të botës akademike dhe sipërmarrës të cilët veprojnë në Shqipëri. Studentët do të kenë mundësinë të kenë një dialog të hapur dhe një përballje të drejtëpërdrejtë me sipërmarrësit dhe institutet mbi këtë tematikë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexo më shumë

Seminari Formues “Njerëzit: levë strategjike për zhvillimin e ndërmarrjes”

Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë IN Italian Networ dhe me Dhomën e Tregtisë Italiane në Shqipëri, ka ftuar Zotin Vito Carnimeo, Manager puliez me një përvojë të gjatë dhe një ekspert i madh i burimeve njerëzore, në Tiranë më 7 Prill 2016 për seminarin formues në menaxhimin e burimeve njerëzore me temë: “Njerëzit: levë strategjike për zhvillimin e ndërmarrjes”. Hapja e seminarit dhe përshëndetjet e autoriteteve është bërë nga Prof. Giovanni Lagioia, Dekan i Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale i Unviersiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë; Prof. Edmond Hajdëri, Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë; Roberto Laera Administrator i shoqërisë IN Italian Network; Z. Giordano Gorini, Zëvendës President i Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri; Znj. Valeria Baistrocchi, Shefe e Kancelarisë Konsullore dhe Sekretare e Parë e Ambasadës Italiane në Tiranë.

Lexo më shumë

Diplomime në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale – Dhjetor 2015

Më 16 dhjetor 2015, në prani të Prof. Tritan Shehu, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të diplomimit dhe anëtareve të tjerë u mbajt sesioni i Diplomimit për studentët e Fakutetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale. U diplomuan studentët e poshtëshënuar në:

Ekonomi ndërmarrjeje

·         A. Koçiraj – “Il marketing sportivo”

·         J. Skënderi – “Retribuzione in base alla performance”.

Artikuj te tjere...

  1. Job Placement - Sicred ShA