Evente/lajme

Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizoi seminarin e titulluar: “Aspirina: histori edhe italiane”. Aktiviteti që zgjoi interesin e shumë studentëve, u moderua nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Katolik ZKM, Prof. Giovanni Arcudi.

Mbi historinë e aspirinës dhe përdorimin, që ky medikament ka gjetur ndër vite e deri në ditët tona, referoi Prof. Vincenzo Montemurro, mjek kardiolog, anëtar i Këshillit drejtues të Shoqatës italiane të kardiologjisë dhe profesor i Universitetit Tor Vergata të Romës. Prof. Montemurro solli statistika dhe të dhëna interesante mbi përdorimin dhe efektet e këtij ilaçi, që nga koha e shpikjes së tij. Më pas, kardiologu i njohur iu përgjigj pyetjeve të studentëve të pranishëm në seminar.

Ky aktivitet u transmetua direkt në faqen e UKZKM- së në Facebook: Universiteti Katolik "Zoja e Keshillit te Mire".