Evente/lajme

Programi i studimeve Master Shkencor në Farmaci mundëson një përgatitje shkencore të avancuar në fushën mjekësore, që ka për qëllim të formojë një figurë profesionale të ekspertit të barnave. I diplomuari, pas marrjes së liçensës profesionale mund të kryejë profesionin e farmacistit dhe të veprojë si ekspert i barnave në fushën e produkteve për shëndetin. Dega e Farmacisë pranë UKZKM në partneritet me Universitetin e Studimeve të Barit ofron një tërësi njohurish teorike dhe praktike, që i mundësojnë të diplomuarve të përballojnë proçesin multidisiplinor i cili, nga projektimi strukturor, çon në prodhimin, tregtimin dhe përdorimin e barnave, sipas ligjeve të përcaktuara. Të diplomuarit në Farmaci fitojnë njohuri shkencore dhe përgatitje teorike-prakike të nevojshme për ushtrimin e profesionit të Farmacistit dhe të ekspertit të produkteve shëndetësore (produkte mjekësore- kirurgjikale, kozmetike, dietike, integrator ushqimorë, produkte herboristerie). Në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara me Universitetin e Barit, të diplomuarit në Farmaci pranë UKZKM marrin diplomë të përbashkët, titull që njihet në Bashkimin Europian ku dhe mund të kryejnë profesionin e farmacistit.

 

Prof. Carlo De Giuli Morghen, Dekan

Revista “Pontes”, Korrik, 2018