Evente/lajme

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 23 Prill 2019, ora 16.30, seminarin e titulluar: “Politikat dhe praktikat e përdorimit të antibiotikëve në kushtet spitalore në Shqipëri”.

Do të referojë Silvi Bozo, PhD nga Departamenti i Teknologjive Kimiko – Farmaceutike dhe Biomolekulare, UKZKM.
Gjithashtu, do të diskutojnë mbi temën Prof. Agim Shehi nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë dhe Prof. Bruno Zappacosta nga Departamenti për Vlerësimin Kimik – Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave, UKZKM.

Pjesëmarrja është e hapur për studentë, profesionistë të fushave të ndryshme, brenda dhe jashtë kampusit universitar. Në përfundim janë parashikuar ndërhyrje apo pyetje nga pjesëmarrësit.

Veprimtaria do të zhvillohet tek Salla B107 dhe realizohet në kuadër të Ciklit të Dytë të Seminarëve Ndërdisiplinorë UKZKM.