Evente/lajme

6 ish studentë të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” janë zgjedhur për t’u punësuar pranë poliklinikave të “OasiMedica” në Torino të Italisë. Kanë qenë vetë përfaqësuesit e këtyre stukturave shëndetësore që intervistuan pranë UKZKM-së, 15 kandidatë. Pas vlerësimit të kandidaturave, të përzgjedhurit janë: një ish student i Fakultetit të Mjekësisë dhe 5 ish studentë të degës Odontoiatri dhe Protezë Dentare. Ky bashkëpunim u bë i mundur nga Zyra e Orientimit të Karrierës.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” kujdeset për të gjithë studentët, edhe për të diplomuarit. Këto kohë, Zyra e Orientimit të Karrierës ka mundësuar punësimin e 15 ish studentëve, në Shqipëri dhe Europë.