Sport dhe Kulturë

Studentët e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” vendosën që në këtë atmosferë të festave të fundvitit të dhurojnë dashuri e mbështetje për njerëzit në nevojë.
Me inisiativë të tyre, ata mblodhën të ardhura për të blerë ushqimet bazë mujore për 25 familje në vështirësi . Pjesë e kësaj nisme u bë edhe stafi akademik dhe administrativ i UKZKM-së.
Partnerë në këtë “iniciative mirësie”, studentët patën Fondacionin “Fundjave Ndryshe” që identifikoi familjet në nevojë.
Dëshira e studentëve për të dhuruar ishte mbresëlënëse dhe një ditë e tërë nuk mjaftoi për të ndarë ndihmat në 25 familjet, që do të mund të gëzojnë me më shumë buzëqeshje këto festa.
Vetëm një përfaqësi e studentëve shkoi në secilën prej familjeve, por falenderimi i personave në vështirësi ishte për çdokënd që hapi zemrën për të dhuruar në këto ditë festash.