Sport dhe Kulturë

Më tepër se 50 studentë të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të marrin pjesë në South Outdoor Festival - Festivali i Natyrës dhe Aventurës, në datat 29, 30 Prill dhe 1 Maj. Ky festival, i organizuar nga Konsullata Gjermane dhe Bashkia e Vlorës, do të mbahet në Himarë, Pilur dhe Porto Palermo dhe ka për qëllim të bëjë bashkë pasionet për sportin, muzikën, si dhe të promovojë këto zona.
Të rinjtë, çdo ditë do zhvillojnë aktivitete të ndryshme sportive si psh: zhytje, eskursione, kajak dhe mountain bike, do të mbahen koncerte, do të mësohen vallet dhe do të provohet ushqimi tradicional i zonës.
Për universitetin është e rëndësishme pjesëmarrja e studentëve në këtë festival, në mënyrë që të rinjtë të zbulojnë dhe jetojnë bukuritë natyrore shqiptare, të përjetojnë eksperienca të ndryshme nga ajo e jetës universitare.