Sport dhe Kulturë

Shkenca në Komedinë Hyjnore

Të enjten më datë 16 nëntor 2017, në orën 16.00, në Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të zhvillohet prezantimi i vëllimit Të vërtetat shkencore në “Komedia Hyjnore e Dante Alighieri-t”, të shkruar nga Antonino Scarelli, profesor i modeleve matematikore dhe statistikore pranë Universitetit të Tuscia-s, në Viterbo.

Por, cili është emëruesi i përbashkët i një kryevepre të letërsisë dhe një profesori të matematikës? Komedia Hyjnore, përveç se përfaqëson bazat e gjuhës aktuale italiane, përmban plot referime matematikore, gjeometrike, astronomie e të tjera. Profesor Scarelli propozon një lexim alternativ të tekstit. Ai zbulon pikat e takimit midis veprës dhe botëkuptimit të fiorentinit të madh me shkenën, në veçanti me disiplinat ekzakte. Të vërtetat shkencore në “Komedia Hyjnore e Dante Alighieri-t” vjen për lexuesit, jo vetëm, si një kryevepër të letërsisë, por edhe një vëllim me të dhëna shkencore dhe matematikore.

Në këtë prezantim marrë pjesë autori i librit Antonino Scarelli. Ky event organizohet nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në kuadër të aktiviteteve kulturore të promovuara nga Rektorati.