Sport dhe Kulturë

Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, në 25 nëntor 2017 do të zhvillohet në Veroli (Frozinone), konferenca me titullin “Kush thotë grua, nënkupton…grua”. Titull ironik, i cili merr shtysë nga një thënie popullore italiane “ Kush thotë grua, thotë dëm”.

“Kush thotë grua, nënkupton… GRUA”

Konferenca shkencore e organizuar nga aktorë të ndryshëm, mes të cilëve Universiteti Katolik “Zoja e Këshilli të Mirë” dhe Kryqi i Kuq – Frozinone, synon të sjellë në vemendje rolin e gruas në shoqërinë e ditëve të sotme.

Prof. Serena Petrillo, kreu i departamentit të Shkencave Farmaceutike të Fakultetit të Farmacisë UKZKM dhe promovuese e eventit shpreson të sjellë të njëjtin format në universitetin tonë, duke plotësuar studimet e kryera bashkarisht me docentët e Universitetit Tor Vergata, La Sapienca dhe të Akuilas, me figurën e gruas në Shqipëri.