News/evente

Në datë 11 Tetor 2017, ora 16.00, Qendra Spitalore Universitare e Schleswig- Holstein takon të diplomuarit dhe studentët e vitit të II-të dhe të III-të të Infermieristikës UKZKM. Interesi i treguar lidhet me infermierët e kualifikuar të diplomuar tek Universiteti Katolik ZKM, në Tiranë dhe Elbasan.
Por, për të punuar në Gjermani është e nevojshme njohja e gjuhës. Ja përse, të diplomuarit që zotërojnë nivelin B1 të gjuhës gjermane do të intervistohen nga drejtuesit e kësaj qendre me qëllim punësimin e menjëhershëm.
Një tjetër procedurë është parashikuar për të diplomuarit që nuk e zotërojnë gjermanishten, ashtu si edhe për studentët e infermieristikës që ende nuk kanë përfunduar studimet. Për ta, Qendra Universitare e Gjuhëve të Huaja ZKM në bashkëpunim me Qendrën Spitalore Universitare të Schleswig- Holstein organizojnë kurse të gjuhës me një çmim simbolik, duke nisur nga niveli A1. Ndërsa kurset për nivelin B1 do të ofrohen falas.
Të gjithë procedurat e lidhura me punësimin, pajisjen me vizën e punës dhe akomodimin do të ndiqen nga vetë përfaqësuesit e qendrës spitalore gjermane.
Gjermania prej kohësh ka hapur vende pune për të huajt në sektorin shëndetësor, të cilët duhet të kenë një diplomë të vlefshme në Bashkimin Europian. E tillë është diploma që lëshohet nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Mungesa e figurave profesionale në sektorin shëndetësor është arsyeja kryesore që lidhet me kërkesën për punësim në shtetin gjerman.
Takimi është organizuar nga zyra Job Placement dhe nga koordinatori i programit të studimit në Infermieristikë, të UKZKM-së.

Për informacione të mëtejshme:


Ph.D. Natalina Hoti, Drejtore e Qendrës Universitare të Gjuhëve të Huaja ZKM: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  
Emanuela Prendi, Koordinatore e Infermieristikës: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  
Silvana Skënderi, Zyra Job Placement: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Eventi