News/evente

Universiteti Katolik ZKM, i hapur në vitin 2004, fiton akreditimin e tretë Institucional, duke u rikonfirmuar si lider për cilësinë e arsimit të lartë në vend, si dhe i vetmi që fokuson plotësisht të gjitha programet e studimit në Diploma të përbashkëta dhe të dyfishta me universitete të Bashkimit Europian.

Raporti vlerësues i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në bashkëpunim me Agjencinë Britanike të Akreditimit (QAA), jep vlerësimin maksimal në të gjitha fushat e vlerësimit për UniKZKM.

Bordi i Akreditimit, në raportin përfundimtar, nënvizon faktin se ky Universitet përmbush plotësisht të gjithë Standartet Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë.  

Me vlerësimin përfundimtar POZITIV, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" fitoi Çertifikatën e Akreditimitme kohëzgjatje maksimale prej 6 (gjashtë) vitesh akademike.

Në  vijim, linku i Vendimit të Bordit të Akreditimit për UniKZKM: Vendim_Nr_112_15_12_2017.pdf