News/evente

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon në 26 dhe 27 Prill 2018, ora 11.00, Seminarët mbi kardiologjinë.

Seminarët janë nismë e Fakultetit të Mjekësisë, për studentët e Programit të Studimit në Mjekësi.

Aktiviteti didaktik integrues do të zhvillohet në Aula Magna, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.

Pjesëmarrja është e hapur për studentë, profesionistë të fushës së mjekësisë, brenda dhe jashtë kampusit universitar. Në përfundim janë parashikuar ndërhyrje apo pyetje nga pjesëmarrësit.

Studentëve UKZKM do t’u njihet një kredit formativ universitar për marrjen pjesë në të dy seminarët (1/2 kredit për seminar).