News/evente

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” përmbylli me sukses edicionin e katërt të CESPIC Summer School me temë: “Lufta, rindërtimi dhe krijimi i paqes nga rrënjët e luftës deri në vendosjen e një Paqeje të qëndrueshme”.

E organizuar nga Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC), e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në bashkëpunim me Institutin e Ekonomisë dhe Paqes dhe Qendra Confronti, Summer School u zhvillua nga 29 gushti deri më 5 shtator, në Tiranë.

Leksionet u mbajtën nga profesorë dhe studiues të universiteteve prestigjoze ndërkombëtare, si: Universiteti i Warwick , Universiteti i Essex dhe Universiteti i Bath në Britaninë e Madhe, Instituti i Kërkimeve për paqen i Oslos në Norvegji, nga Universiteti Sapeinza i Romës dhe Universiteti i Veronës në Itali, Universiteti i Thesalisë në Greqi dhe nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen në Australi.

Përgjatë një jave studentët përfituan njohuri shkencore mbi shkaqet e luftës dhe problemet e ndryshme lidhur me “peacebuilding”, që nënkupton rindërtimin e një strukture të re politike, ekonomike dhe shoqërore, që synon të çojë territoret ose vendet në fjalë drejt një paqe të qëndrueshme. Në përputhje me traditën e Shkencës së Paqes, programi është ndërdisiplinor në disiplinat e shkencave politike, ekonomisë, historisë apo marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në përfundim të Summer School u dorëzuan çertifikatat për të gjithë pjesëmarrësit, të cilët synojnë të bëhen profesionistë të ardhshëm, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërtimit të paqes.

 

Përfundon me sukses edicioni i katërt i Summer School me temë: “Lufta, rindërtimi dhe krijimi i paqes nga rrënjët e luftës deri në vendosjen e një Paqeje të qëndrueshme” organizuar nga Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC) e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në bashkëpunim me Institutin e Ekonomisë dhe Paqes dhe Qendra Confronti në datat 29 gushti deri më 5 shtator.

Në përfundim u dorëzuan çertifikatat për të gjithë pjesëmarrësit.