News/evente

Punimet e spitalit kanë avancuar me sukses dhe brenda afateve kohore. Pjesa strukturore ka përfunduar, po ashtu edhe struktura e bllokut të sallave të kirurgjisë dhe radiologjisë. Ndërkohë, ka mbaruar ndërtimi i bllokut teknologjik, ku do të instalohen impiantet mekanike dhe elektrike të spitalit. Faza në vazhdim parashikon ndërhyjet e brendshme dhe instalimin e impianteve brenda strukturave, si edhe finiturat. Pas përfundimit të tyre do të realizohet instalimi i pajisjeve dhe arredimi i brendshëm i spitalit.