News/evente

Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Fillon një vit i ri akademik. Të rinj e të reja do të mbushin sallat tona. Është një moment shumë i bukur sepse rinisim përsëri misionin tonë, për të përgatitur profesionistë të shkëlqyer, me cilësi njerëzore dhe aftësi madhore. Detyra u është besuar profesorëve, me kulturë dhe përvojë të madhe dhe ne jemi të sigurtë se, ata do të jenë në gjendje t’i përgjigjen kësaj sfide. Vëmendje: sfida nuk është vetëm për profesorët. Sfida është edhe e juaja. Është një sfidë për mendjen, por edhe zemrën tuaj. Kalimi nga shkolla e mesme në universitet është i rëndësishëm. Mbaj mend dyshimet që më përfshinë dhe më mundonin, kur unë duhej të bëja zgjedhjen time. A bëra gjënë e duhur? A do t’a finalizoj? A është vërtet ajo ç’ka më pëlqen? Bëra një zgjedhje: Drejtësi në Universitetin La Sapienza të Romës. Pas disa leksioneve, kuptova se nuk bënte për mua. Nuk më ngjallte pasion, dhe sigurisht që ishte faji im. Papritur, vendosa të ndryshoj Fakultet dhe u regjistrova në Degën e Kimisë. Ende e mbaj mend fytyrën e sekretares mësimore, të cilës i paraqita kërkesën për transferim. Ajo më tha: a jeni i sigurtë për atë që po bëni? Po ju them këtë, sepse të gjithë bëjnë të kundërtën. Dyshimet e mia u rritën, por nuk doja të tërhiqesha. Nuk isha i sigurt dhe vazhdova të mos isha për dy vitet e para, sidoqoftë, lëndët më interesonin dhe më magjepsnin. Si përfundim shkoi mirë, por nuk mund t’i harroj të gjitha ato dyshime dhe ankthe. Çfarë këshille mund t’ju jap? Bëni atë që ju intereson, atë që ju ngjall pasion, në mendjen dhe zemrën tuaj. Nëse e bëni këtë, do të jetë vetëm çështje kohe, por do të ndiheni më të pasur përbrenda.

Urimet më të mira për të gjithë. Le të jetë një fillim i mbarë!