News/evente

Lajme të tjera të rëndësishme

Jo më skllevër, por vëllezër!

Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Nunciatura Apostolike në Shqipëri, organizoi në Tiranë më 20 janar 2015 takimit për mesazhin e Papa Françeskut në Ditën Botërore të Paqes me temë "Jo më skllevër, por vëllezërve" dhe me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shqëlqësia e Tij Z. Bujar Nishani.

Lexo më shumë

Pape Françesku ne Shqiperi

Papë Françesku në Shqipëri
Të dielën, më 21 shtator 2014, populli shqiptar mikpriti ngrohtësisht Atin e Shenjtë, Papë Françeskun gjatë Vizitës së Tij Apostolike në Shqipëri, vendi i parë evropian i vizituar gjatë papatit të Tij. Vizita që zgjati 11 orë, është shënuar nga momente gëzimi dhe mesazhe të rëndësishme për popullin shqiptar mbi vlerat e bashkëjetesës paqësore dhe të bashkëpunimit mes pjestarëve te feve të ndryshme. Pavarësisht provave që ka kaluar ky popull, ia ka dalë të ndërtojë marrëdhënie vëllazërie dhe bashkëpunimi për të mirën e shoqërisë.

Lexo më shumë

“Shqipëria dhe Italia, një partneritet për Evropën“

“Shqipëria dhe Italia, një partneritet për Evropën“
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Ambasada Italiane në Shqipëri, në kuadër të aktivitetit të Presidencës italiane në Këshillin e Bashkimit Evropian, organizuan në Tiranë, Konferencën dy ditore, në datat 20-21 Tetor 2014, me titull: "Shqipëria dhe Italia, një partneritet për Evropën". Ceremonia Inauguruese e Eventit u zhvillua të hënën , në orën 17.00 në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, me prezantimin e iniciativës nga Ambasadori Italian, Sh.T. Massimo Gaiani dhe Profesor Lorenzo Ornaghi,

Lexo më shumë

Vizita shtetërore e Presidentit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Italisë, Matteo Renzi

Në datën 30 dhjetor 2014 Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, në kuadrin e një vizitë shtetërore, erdhi në Tiranë. Në përfundim të Presidencës italiane të Bashkimit Europian, Kryeministri Renzi konfirmoi mbështetjen e fortë të Italisë për antarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë pritjes zyrtare në Ambasadën Italiane, Renzi bashkëbisedoi me Atë Daniele Bertoldi-n, President i Fondacionit ZKM dhe me një përfaqësi të Universitetit Katolik ZKM mbi realitetin e Korpusit Universitar, si qendra universitare në gjuhën italiane më e madhe jashtë gadishullit italian. Matteo Renzi vlerësoi dhe inkurajoi për punën e bërë si në Universitet, ashtu edhe në strukturat shëndetësore dhe premtoi t'i vizitojë në të ardhmen.

Marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Katolik ZKM dhe “GVM Care & Research”

Me datë 12 dhjetor 2014, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Grupin Villa Maria s.p.a - "GVM Care & Research". GVM është shoqëri leader në sektorin shëndetësor dhe menaxhon disa klinika dhe struktura mjekësore, si në Itali ashtu dhe në Shqipëri dhe vende të tjera. Në sajë të kësaj marrëveshjeje, GVM do të vërë në dispozicion të studentëve të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", strukturat e saj shëndetësore për të zhvilluar stage dhe praktika.

Mbikqyrja epidemiologjike e sëmundjeve infektive dhe efektet anësore

Mbikqyrja epidemiologjike e sëmundjeve infektive dhe efektet anësore
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Universiteti i Studimeve të Gjenovës  organizojnë Kursin e Avancuar  "Mbikqyrja epidemiologjike e sëmundjeve infektive dhe efektet anësore: vaksinat dhe strategjitë e vaksinave".
Periudha e zhvillimit: Janar - Prill 2015
Leksionet zhvillohen: E Mërkurë, E Enjte, E Premte
Kreditet Totale: 30 kredite
Numër i i kufizuar
Të regjistruarit deri me datë 28 janar 2015 përfitojnë 50 % sconto.

Per pagesen shkarko codin IBAN bashkangjitur