News Farmacia

“Shqipëria dhe Italia: aspekte mikrobiologjike dhe epidemiologjike të patologjive infektive emergjente dhe riemergjente” titullohet konferenca që do të zhvillohet më 12 dhjetor 2019, në orën 08:30, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Aktiviteti është iniciativë e Fakultetit të Farmacisë, të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, me mbështetjen e Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali dhe Universitetit të Studimeve të Romës “Tor Vergata.

Takimi do të zhvillohet pranë Aula Magna-s, të Universitetit Katolik ZKM në Tiranë.