Konkurset e pranimit

Aplikimi për transferim studimesh, mund të bëhet midis programeve të studimit të njëjta ose të ngjashme, të të njëjtit cikël edhe lloj, nga Institucionet e Arsimit të Lartë publike ose private, vendase apo të huaja, të liçensuara dhe të akredituara për programin përkatës të studimit në momentin e kërkesës së transferimit.

Proçedurat për aplikim:

Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" njofton të gjithë studentët e interesuar, se mund të aplikojnë për transferimin e studimeve nga data 7 Shtator deri në datën 19 Shtator 2017.

Për transferimin e studimeve në UniKZKM, kandidati duhet të dorëzojë personalisht ose nëpërmjet një personi të autorizuar (i pajisur me prokurë), dokumentacionin e mëposhtëm pranë Zyrës së Përgjegjëses së Sekretarisë Mësimore.

Dokumentet për aplikim:

1. Formular aplikimi Shkarko

2. Plani i plotë i programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse, i lëshuar me vulë dhe firmë nga Sekretaria Mësimore përkatëse e Universitetit përcjellës.

3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për cdo lëndë dhe detyrim të shlyer, lëshuar me vulë dhe firmë nga Sekretaria Mësimore përkatëse e Universitetit përcjellës;

Shënim: Studentët që transferojnë studimet nga një Institucion i huaj/shqiptar i Arsimit të Lartë, duhet të dorëzojnë, të përkthyer në gjuhën italiane dhe të noterizuar, planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse dhe listën e notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer. Përjashtohen rastet kur ato lëshohen në gjuhën italiane.

4. Kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave, ose të një deftese/ diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të njehsuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Njohja e dokumentacionit të kandidatëve fitues të huaj mund të kryhet gjatë semestrit të parë dhe përpara sezonit të parë të provimeve. Regjistrimi si student i kandidatëve fitues bëhet me rezervë, deri në përfundim të proçedurës së Njehsimit të dokumentacionit.

- Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të deftesës së pjekurisë të shkollës së mesme.

Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo deftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikatë të deftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit; 

Kujdes! Për transferimet nga një Institucion i huaj i Arsimit të Lartë, dokumentacioni i mësipërm i pikave 2, 3, 4, duhet të jetë i pajisur me vulë apostile.

5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë); 

6. Dy fotografi personale.

Për kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh në programet e studimit:

  1. Farmaci, Arkitekturë dhe Ekonomi Ndërmarrjeje, dokumentacioni i dorëzuar pranë zyrës së Përgjegjëses së Sekretarisë Mësimore i paraqitet Komisionit didaktik për vlerësimin e karrierës universitare.
    Komisioni didaktik bën njohjen/konvalidimin e plotë apo të pjesshëm të krediteve/ provimeve dhe përcakton vitin specifik/ të ndërmjetëm ku do regjistrohet kandidati.
  2. Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fizioterapi, Infermieristikë, do i nënshtrohen konkursit të pranimit¹ pranë Universitetit tonë. Dokumentacioni i kandidatëve fitues, i dorëzuar pranë zyrës së Përgjegjëses së Sekretarisë Mësimore, paraqitet para komisionit didaktik për vlerësimin e karrierës universitare.
    Komisioni didaktik bën njohjen/konvalidimin e plotë apo të pjesshëm të krediteve/ provimeve dhe përcakton vitin specifik/ të ndërmjetëm ku dhe do regjistrohet kandidati.

- Për kërkesat për transferim studimesh të kandidatëve me prejardhje nga Programe të njëjta studimi të Institucioneve të arsimit të lartë shtetëror të Komunitetit Europian mund të përfitojnë regjistrim direkt pa iu nënshtruar konkursit të pranimit.
Një Komision i posaçëm do të vlerësojë kërkesat për transferim dhe do të vendosi, në përputhje me regulloret mësimore të secilit program studimi, njohjen e provimeve dhe vitin e regjistrimit, duke konsideruar edhe kapacitetet e strukturës universitare.

Tarifat e aplikimit:

- Për transferimin e studimeve nga një Universitet tjetër në UniKZKM: 50€. 
- Për transferimin e studimeve në një program tjetër studimi brënda Universitetit: 20€

Kandidatët që do të kryejnë konkurs pranimi, në momentin e aplikimit, do të paguajnë pranë Zyrës së Pranimeve, edhe tarifën për pjesëmarrje në konkursin e pranimit:

- për kandidatët shqiptarë dhe kandidatët nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina: 2000 Lekë.

- për kandidatët e tjerë të huaj: 100 Euro.

¹ - Për kandidatët e huaj të Bashkimit Europian, datat e konkurseve të pranimit për programet e studimit të Fakultetit të Mjekësisë, viti akademik 2017- 2018, janë publikuar në Bandon/ Shpalljen e Pranimit që gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://www.unizkm.al/materiale/Bando_ammissione2017/BANDO_UE.pdf

 

Corso di studio

Data

Ora

Medicina

28.09.2017

11:00

Odontoiatria e Protesi Dentaria

28.09.2017

11:00

Fisioterapia

02.10.2017

11:00

Infermieristica

02.10.2017

11:00


-
Për kandidatët shqiptarë dhe kandidatët e vendeve jo- BE, datat e konkurseve të pranimit i gjeni në tabelën e mëposhtme:

PROGRAMET E STUDIMIT

DATA

Ora

FARMACI (Msc.)

28/09/2017

14.00

INFERMIERISTIKË (Ba.*)

(Tirana + Elbasan)

28/09/2017

14.00

FISIOTERAPI (Ba.)

28/09/2017

14.00

ARKITEKTURË (Msc.)

28/09/2017

15.00

INXHINIERI NDËRTIMI DHE MJEDISI (Ba.)

28/09/2017

15.00

EKONOMI NDËRMARRJEJE (Ba.)

28/09/2017

15.00

SHKENCA POLITIKE DHE

MARRËDHËNIE NDËRKOMBETARE (Ba.)

28/09/2017

15.00

MJEKËSI (Msc.*)

29/09/2017

10.00

ODONTOIATRI DHE PROTEZA DENTARE (Msc.)

29/09/2017

12.30


(Ba. *) - Bachelor

(Msc.*) – Master i Shkencave

Informacionet e mësipërme u përditësuan pas publikimit të Udhëzimit nr. 18 dt. 16/08/17 nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.