Nuk është kurrë shumë herët të mendosh për drejtimin tënd në jetë. Mendoni se çfarë bëni mirë, çfarë ju pëlqen të bëni, dhe se si interesat dhe qëllimet tuaja krahasojnë ato që nevojiten në një karrierë. Përdorni këto këshilla të vlefshme për të ndihmuar në zbulimin e interesave tuaja.
Tashmë që e keni vendosur, është koha të vizualizoni rrugën tuaj. Kërkoni udhëzime dhe inkurajim nga miqtë, familja dhe mentorët. Se bashku merrim rrugën për një të ardhme premtuese.
Prof. Antonella Biscione realizon mobilitet mësimor Erasmus+ në Universitetin Katolik San Vicente Mártir në Valencia
Nga data 19 deri më 23 maj, Prof. Antonella Biscione mori pjesë në Universitetin Katolik San Vicente Mártir në Valencia, në një program shkëmbim didaktik në kuadër të Programit Erasmus+. Gjatë vizitës së saj, ajo mbajti seminare mbi inovacionin dhe eko-inovacionin, ku morën pjesë studentë të Ekonomisë dhe staf akademik si nga institucioni pritës ashtu edhe nga Akademia e Studimeve Ekonomike e Bukureshtit.
Lexo më shumë: prof. antonella biscione realizon mobilitet mësimo...
Prof. Elona Mehilli merr pjesë në Javën Ndërkombëtare të Stafit në Universitetin e Seviljes në kuadër të programit Erasmus+
Në kuadër të programit Erasmus+ për mobilitetin ndërkombëtar të stafit për mësimdhënie, Prof. Elona Mehilli, Pedagoge e Gjuhës dhe Kulturës Angleze, mori pjesë në Javën Ndërkombëtare te stafit te zhvilluar në Universitetin e Seviljes, Spanjë, gjatë datave 19-23 maj 2025.
Lexo më shumë: prof. elona mehilli merr pjesë në javën ndërkombët...
Erasmus+ International Mobility, Prunela Polici & Klarita Marga
Në periudhën nga data 12 deri më 16 maj 2025, në kuadër të projektit Erasmus+, specifikisht të Mobilitetit Nderkombetar të stafit akademik dhe administrativ, Dr. Prunela Poliçi dhe Klarita Marga u pritën nga Fakulteti i Mjekësisë së Universitetit të Romës Tor Vergata me qëllim shkëmbimin e përvojës me këtë realitet europian.
Lexo më shumë: erasmus+ international mobility, prunela polici & ...
Dr. Bianka Hoxha zhvillon leksione ndërdisiplinore në Universitetin e Urbinos në kuadër të mobilitetit Erasmus+ KA171
Në kuadër të programit Erasmus+ KA171 për mobilitetin e stafit, midis Universitetit të Urbino Carlo Bo dhe Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, nga data 19 deri më 23 maj 2025, Dr. Bianka Hoxha mbajti një cikël leksionesh në Fakultetin e Farmacisë – Departamenti i Shkencave Biomolekulare, duke angazhuar si studentë të Fakultetit të Farmacisë ashtu edhe doktorantë të regjistruar në programin e Doktoratës në Shkencat Bio-mjekësore dhe të Shëndetit.
Lexo më shumë: dr. bianka hoxha zhvillon leksione ndërdisiplinore...
Prof. Silvi Bozo ndan ekspertizën për rezistencën ndaj antibiotikëve në Universitetin e Parmës përmes mobilitetit Erasmus+
Prof. Asc. Silvi Bozo, Drejtuese e Departamentit të Teknologjive Kimiko-Farmaceutike dhe Biomolekulare në Fakultetin e Farmacisë, mori pjesë në programin Staff Mobility të Erasmus për Mësimdhënie (KA171), i mbajtur nga data 26 deri më 30 maj 2025, në Universitetin e Parmës. Gjatë këtij shkëmbimi akademik, ajo ndau ekspertizën e saj me doktorantët e Programit të Doktoratës në Shkenca Farmaceutike, si dhe me studentë nga Fakulteti pritës i Farmacisë, duke mbajtur leksione mbi çështje kyçe që kanë të bëjnë me përdorimin e antibiotikëve.
Lexo më shumë: prof. silvi bozo ndan ekspertizën për rezistencën ...