Nuk është kurrë shumë herët të mendosh për drejtimin tënd në jetë. Mendoni se çfarë bëni mirë, çfarë ju pëlqen të bëni, dhe se si interesat dhe qëllimet tuaja krahasojnë ato që nevojiten në një karrierë. Përdorni këto këshilla të vlefshme për të ndihmuar në zbulimin e interesave tuaja.
Tashmë që e keni vendosur, është koha të vizualizoni rrugën tuaj. Kërkoni udhëzime dhe inkurajim nga miqtë, familja dhe mentorët. Se bashku merrim rrugën për një të ardhme premtuese.
Vizitë formuese në Universitetin e Urbinos nga përfaqësuesja e Fakultetit të Farmacisë të UKZKM
Nga datat 12 deri më 16 maj 2025 Erjola Bej, koordinatore e Fakultetit të Farmacisë pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" , njëkohësisht anëtare e Departamentit për Vlerësimin Kimiko-Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave zhvilloi një vizitë trajnimi në Universitetin “Carlo Bo” të Urbino-s në kuadër të projektit të Lëvizshmërisë së stafit mbështetur nga programi Erasmus+ KA171.
Lexo më shumë: vizitë formuese në universitetin e urbinos nga për...
Talks@UNIZKM_2025
Më 21 maj u zhvillua takimi i parë i serisë Talks@UNIZKM_2025 me arkitektin dhe profesorin e Universitetit të Catanias, Emanuele Fidone, i cili mbajti trajtoi temën “Stratificazioni tra il nuovo e presistenza”, mbi raportin mes inovacionit dhe kujtesës historike.
Lexo më shumë: talks@unizkm_2025...
Roli emergjent i H₂S në obezitet
Projekti “Roli i mikotoksinave në pacientët onkologjikë”, përfaqëson një kërkim të rëndësishëm që adreson lidhjen midis pranisë së mikotoksinave në organizëm dhe simptomave neuropsikiatrike tek pacientët me kancer. Në mungesë të të dhënave kombëtare për këtë çështje, ky projekt do të realizojë për herë të parë në Shqipëri një studim sistematik mbi llojet dhe efektet e mikotoksinave tek pacientët onkologjikë, në bashkëpunim me Universitetin e Barit “Aldo Moro”.
Lexo më shumë: roli emergjent i h₂s në obezitet...
Seminari “Dermatoskopia, një mjet parandalimi dhe diagnostikimi”
Më 5 maj, me rastin e muajit të dedikuar parandalimit të melanomës dhe kancerit të lëkurës, u zhvillua në sallën B105 të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”, seminari teoriko-praktik “Dermatoskopia, një mjet parandalimi dhe diagnostikimi”, i mbajtur nga Dr. Amarda Cenko, dermatologe në Spitalin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".
Lexo më shumë: seminari “dermatoskopia, një mjet parandalimi dhe ...
Vizita e Prof. Simone Lucarini nga Universiteti i Urbinos në kuadër të Erasmus+ KA171
Javën e kaluar (nga data 12 deri më 16 maj 2025) Universiteti ynë pati kënaqësinë të mirëpriste Prof. Simone Lucarini nga Universiteti i Urbinos "Carlo Bo", i cili erdhi në kuadër të programit Erasmus+ KA171 gjatë një shkëmbimi kushtuar mësimdhënies ndërkombëtare.
Lexo më shumë: vizita e prof. simone lucarini nga universiteti i ...