Nuk është kurrë shumë herët të mendosh për drejtimin tënd në jetë. Mendoni se çfarë bëni mirë, çfarë ju pëlqen të bëni, dhe se si interesat dhe qëllimet tuaja krahasojnë ato që nevojiten në një karrierë. Përdorni këto këshilla të vlefshme për të ndihmuar në zbulimin e interesave tuaja.
Tashmë që e keni vendosur, është koha të vizualizoni rrugën tuaj. Kërkoni udhëzime dhe inkurajim nga miqtë, familja dhe mentorët. Se bashku merrim rrugën për një të ardhme premtuese.
Summer School “Roots of War and Establishment of a Lasting Peace”
Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC) e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" organizon shkollën e pestë Verore “Roots of War and Establishment of a Lasting Peace”.
Lexo më shumë: summer school “roots of war and establishment of a...
Bursa studimi për ekselencën V.A. 2018-2019
Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë jep mbi 168 mijë euro Bursa Studimi për vitin akademik 2018- 2019 për ekselencën e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Gjithashtu akordon mbi 32 mijë euro Bursa Sociale për vitin akademik 2019-2020 në favor të studentëve me të ardhura të ulëta familjare.
Lexo më shumë: bursa studimi për ekselencën v.a. 2018-2019...
E ardhmja e pandemisë Covid-19
Me iniciativë të Fakultetit të Farmacisë, më 17 qershor 2020, në orën 16.30 do të mbahet Seminari Ndërdisiplinor i titulluar “COVID-19, Pandemia e shndërruar në një grip të zakonshëm apo armëpushim veror për t‘u rikthyer në vjeshtë?”.
Lexo më shumë: e ardhmja e pandemisë covid-19...
Aplikime klinike të spektrometrisë e masës
Fakulteti i Farmacisë organizon seminarin me titull "Aplikimet klinike të spektrometrisë së masës" më 16 qershor në orën 14:00. Seminari, që mund ta ndiqni përmes platformës Google Meet, do të mbahet nga Prof. Silvia Persichilli e Universitetit Katolik “Sacro Cuore”, Fondacioni Spitalor Universitar “Agostino Gemelli” i Romës.
Lexo më shumë: aplikime klinike të spektrometrisë e masës...