Kategoria e Lajmeve të Universitetit

Kategoria e lajmeve të universitetit


UKZKM merr pjesë në Konferencën e VIII Shkencore Ndërkombëtare në Universitetin e Tetovës

Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" bashkëpunon vazhdimisht me institucione të tjera të arsimit të lartë vendas dhe të huaj. Një nga format e këtij bashkëpunimi frytdhënës është pjesëmarrja në organizimin e konferencave shkencore, siç ishte Konferenca e 8-të Shkencore Ndërkombëtare e Fakultetit te Shkencave e mbajtur në Universitetin e Tetoves në datat 7 dhe 8 maj 2025. Lexo më shumë: ukzkm merr pjesë në konferencën e viii shkencore n...

Prezantimi zyrtar i Çmimit për Paqen CESPIC

Më 15 maj 2025, në Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, u mbajt prezantimi zyrtar i Çmimit për Paqen CESPIC. Lexo më shumë: prezantimi zyrtar i çmimit për paqen cespic...

Prof. Assoc. Malvina Hoxha në Universitetin e Parmës përmes Programit Erasmus+ KA171

Në kuadër të programit Erasmus Plus (KA171) mobilitet për mësimdhënie, gjatë javës nga 5 deri më 9 maj 2025, Prof. Assoc. Malvina Hoxha realizoi një vizitë në Universitetin e Parmës, ku mbajti leksione me studentët e Fakultetit të Farmacisë dhe të Kursit të Kimisë dhe Teknologjisë Farmaceutike. Lexo më shumë: prof. assoc. malvina hoxha në universitetin e parm...

Kongresi X DILLE: “Gjuhët, territoret dhe kontekstet : politikat gjuhësore-arsimore sot” në Tiranë

DILLE në bashkëpunim me Qendrën Universitare të Gjuhëve të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Shkollën Italiane të Tiranës, organizojnë Kongresin e X të titulluar "Gjuhët, territoret dhe kontekstet: politikat linguistiko-edukuese sot", i cili do të zhvillohet në Tiranë nga data 22 - 24 maj pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Lexo më shumë: kongresi x dille: “gjuhët, territoret dhe kontekst...

Vizitë e stafit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Universitetin “Fehmi Agani”, Gjakovë

Në kuadër të projektit “Terapia farmakologjike, trajtimi fizioterapeutik dhe përfitimet e rehabilitimit me hidroterapi te fëmijët me paralizë cerebrale infantile”, të financuar nga Agjencia Kombëtare për Kërkime Shkencore dhe Inovacion dhe të realizuar në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit dhe shkencës, stafi i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” vizitoi Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Lexo më shumë: vizitë e stafit të universitetit katolik “zoja e k...