Kategoria e Lajmeve të Universitetit

Kategoria e lajmeve të universitetit


Tridhjetë Vite Ekselencë: Festimi i Suksesit në Infermieristikë në UCNSBC

Ne ishim, jemi dhe do të jemi djepi i standardeve më të mira akademike në infermieristikë. Tre dekada, tre breza që i bashkon Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe pasioni për të dhënë më të mirën për njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tonë. Lexo më shumë: tridhjetë vite ekselencë: festimi i suksesit në in...

Konferenca shkencore: “Le conseguenze dei Cambiamenti Climatici sui Mari e sulla Salute Umana”

Për herë të parë në Shqipëri u organizua Konferenca shkencore me temë “Le conseguenze dei Cambiamenti Climatici sui Mari e sulla Salute Umana”. Konferenca u zhvillua në Aula Magna në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë si inisiativë e Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe UKZKM në kuadrin e Enciklikës “Laudato Si” të Papa Françeskut. Lexo më shumë: konferenca shkencore: “le conseguenze dei cambiame...

International Executive/ II Level "Master Degree on Restoration, Conservation and Management of Architectural Heritage"

Masteri International Executive/ II Level "Master Degree on Restoration, Conservation and Management of Architectural Heritage" është një program i përbashkët studimi i promovuar nga Universiteti i Firences, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti Eqrem Çabej i Gjirokastrës. Ai do të zhvillohet në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” të Tiranës dhe Universitetin Eqrem Çabej të Gjirokastrës dhe me pjesëmarrjen e profesorëve nga Universiteti i Firences. Lexo më shumë: international executive/ ii level "master degree o...

Projekt: “Terapia farmakologjike, trajtimi fizioterapeutik dhe benefitet e rehabilitimit me hidroterapi tek fëmijët me paralizë cerebrale infantile”

Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se në kuadër të bashkëpunimit dy-palësh ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, në fushën e arsimit dhe shkencës, për periudhën 2024-2026, projekti me titull “Terapia farmakologjike, trajtimi fizioterapeutik dhe benefitet e rehabilitimit me hidroterapi tek fëmijët me paralizë cerebrale infantile” i prezantuar nga Prof. Assoc. Malvina Hoxha, përgjegjëse e Departamentit të Vlerësimit Kimiko-Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave, Fakulteti i Farmacisë, është përzgjedhur për financim nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Lexo më shumë: projekt: “terapia farmakologjike, trajtimi fiziote...

Arkitektura Bashkëkohore Italiane: Konferencë me Dario Costin në UNIZKM

U zhvillua në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” takimi i tretë i ciklit të konferencave Talks@UNIZKM_2024, Arkitektura Italiane Bashkëkohore. Nën kujdesin e Prof. Fabio Capanni, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe i Ark. PhD Roberto Bosi, anëtar i Departamentit të Arkitekturës, konferenca me titull Dario Costi Studio MC2AA "Architettura come forma di vita”. Lexo më shumë: arkitektura bashkëkohore italiane: konferencë me d...