Nuk është kurrë shumë herët të mendosh për drejtimin tënd në jetë. Mendoni se çfarë bëni mirë, çfarë ju pëlqen të bëni, dhe se si interesat dhe qëllimet tuaja krahasojnë ato që nevojiten në një karrierë. Përdorni këto këshilla të vlefshme për të ndihmuar në zbulimin e interesave tuaja.
Tashmë që e keni vendosur, është koha të vizualizoni rrugën tuaj. Kërkoni udhëzime dhe inkurajim nga miqtë, familja dhe mentorët. Se bashku merrim rrugën për një të ardhme premtuese.
Programe Specializimi në Mjekësi - Sëmundje të Aparatit Kardiovaskular
Specialisti i Sëmundjeve të Aparatit Kardiovaskular duhet të ketë marrë njohuri teorike, shkencore dhe profesionale në fushën e patofiziologjisë, klinikës dhe terapisë së sëmundjeve kardiovaskulare duke përfshirë sëmundjet e lindura të zemrës.
Lexo më shumë: programe specializimi në mjekësi - sëmundje të apa...
Programe Specializimi në Mjekësi - Ortopedi dhe Traumatologji
Specialisti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë duhet të ketë fituar njohuri teorike dhe të zhvilluar aftësi praktike-profesionale në fushën e fiziopatologjisë dhe terapisë mjekësore e kirurgjikale (korrigjuese-mbrojtëse, rindërtuese dhe zëvendësuese) të sëmundjeve të sistemit muskulor-skeletor në moshën pediatrike dhe të rritur me specifikëfushat e ekspertizës në semeiotikën funksionale dhe instrumentale, metodologjinë klinike dhe terapinë në Ortopedi, Kirurgjinë e Dorës dhe Traumatologji duke përfshirë Traumatologjinë Sportive.
Lexo më shumë: programe specializimi në mjekësi - ortopedi dhe tr...
Programe Specializimi në Mjekësi - Kirurgji e Përgjithshme
Specialisti i Kirurgjisë së Përgjithshme duhet të ketë njohuri teorike, shkencore dhe profesionale në fushën e fiziopatologjisë, semeiotikës funksionale dhe instrumentale dhe klinikës së përgjithshme kirurgjikale. Ai gjithashtu ka ekspertizë specifike në kirurgjinë urgjente, ndihmën e parë dhe traumat, në kirurgjinë tradicionale, endoskopike dhe mini invazive të sistemit tretës, në kirurgjinë endokrine, në kirurgjinë onkologjike dhe në kirurgjinë zëvendësuese, rikonstruktive dhe të transplantimit të organeve.
Lexo më shumë: programe specializimi në mjekësi - kirurgji e përg...
Specializimet afatgjata në fushën e Mjekësisë
Specializimet afatgjata në fushën e Mjekësisë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë pjesë e ciklit të tretë të studimeve dhe konsiderohen programe të formimit profesional që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta shëndetësore.
Lexo më shumë: specializimet afatgjata në fushën e mjekësisë...
Seanca e pare e diplomimit për Programet Afatgjata të Specializimit
Pas marrjes së vlerësimit pozitiv nga Agjensia e Akreditimit, me datë 22 Janar 2024 në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u mbajt seanca e pare e diplomimit për Programet Afatgjata të Specializimit në Fushën Mjekësore: Gastroenterologji, Sëmundjet te Aparatit Kardiovaskulare, Shkencat e të Ushqyerit.
Lexo më shumë: seanca e pare e diplomimit për programet afatgjata...