News/evente

Lajme të tjera të rëndësishme

Alumni Reunion 2019

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” fton të gjithë ish studentët në takimin e përvitshëm Alumni Reunion, më 24 tetor 2019.

Ne jemi një komunitet ndërkombëtar, por i lidhur nga eksperienca e përbashkët “UKZKM”.

Le të ritakohemi në orën 18:00, në Aula Magna, të enjten e 24 tetorit në kampusin universitar ZKM!

Sektori farmaceutik në Shqipëri - Situata aktuale dhe perspektiva për të ardhmen

Më 22 tetor 2019, pranë Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të zhvillohet konferenca “Sektori Farmaceutik në Shqipëri. Situata Aktuale dhe Perspektiva për të Ardhmen”.
Aktiviteti është një iniciativë e Fakultetit të Farmacisë, të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", Confindustria Albania dhe Universitetit të Studimeve të Barit Aldo Moro. Konferenca vjen në bashkëpunim me Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë.