×

Konferenca “Sinergia tra formazione-ricerca-impresa nel settore farmaceutico: per lo sviluppo economico ed occupazionale del TERRITORIO ALBANESE”

Sot në Aula Magna u mbajt Konferenca “Sinergia tra formazione-ricerca-impresa nel settore farmaceutico: per lo sviluppo economico ed occupazionale del TERRITORIO ALBANESE”.


Sot në Aula Magna u mbajt Konferenca “Sinergia tra formazione-ricerca-impresa nel settore farmaceutico: per lo sviluppo economico ed occupazionale del TERRITORIO ALBANESE”.

Këtu përgatiten profesionistë të vërtetë, tha në hapjen e këtij takimi Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë fr.Ruggero Valentini. Konferenca që sjell një vështrim profesional mbi harmoninë që kërkohet mes sipërmarrjes, kërkimit shkencor dhe burimeve njerëzore e përshëndeti edhe Rektori i UKZKM Prof. Leonardo Palombi, i cili iu drejtua audiencës së kësaj konference me një reflektim sa njerëzor aq edhe profesional.

Rektori i nderuar foli për sfidat që ka përballë sektori i farmaceutikës në kohën e teknologjisë dhe nevojave njerëzore kudo në botë.

Dekani i Fakultetit të Farmacisë Prof. Roberto Perrone tregoi se universiteti ka krijuar me punën e tij dy dimensione. Së pari dimensionin e krijimit të burimeve njerezore, të aftë për të marrë në duar e tyre të ardhmen e farmaceutikës në Shqipëri, por edhe dimensionin e dytë atë të kërkimit shkencor si kontribut për ata që do të vijnë.

Konferencën e ndoqi një audiencë e nderuar profesorësh, mjekësh, përfaqësues të fushës farmaceutike, përfaqësues nga universitete të tjera të akredituara në Shqipëri.

Studentët e programit të studimit në Farmaci ishin në Aula Magna në krah të partnerëve të UKZKM, mes tyre edhe Dott Sergio Fontana President i Confindustria Albania.

Zoti Fontana tha se sot ka një nevojë të madhe nga sipërmarrja për kërkim shkencor dhe farmaceutika tha ai, është një nga sektorët që e tregon më së miri këtë gjë.

Zoti Fontana solli shembuj nga Italia, ku sipërmarrjet e suksesshme janë bërë të tilla falë kontributit të profesionistëve që vijnë nga universitete prestigjioze, siç është edhe UKZKM.

Konferenca organizohet në vitin që shënon 20 vjetorin e krijimit të këtij isntitucioni përparimtar në fushën e dijes dhe edukimit.

Prof. Marcello Leopoldo dhe Prof. Nunzio Denora nga Universiteti partner i Barit “Aldo Moro” folën për rëndësinë që ka kërkimi në fushën e kimisë dhe teknologjisë farmaceutike.


Seguici su