×

Konferencë Ndërkombëtare "Ekonomia, Financa dhe Pabarazitë Shoqërore".

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

Qendra për Kërkime në Shkencat Humane (CRISU) e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", më 11 tetor 2023, organizon Konferencën Ndërkombëtare me temën "Ekonomia, Financa dhe Pabarazitë Shoqërore".


Qendra për Kërkime në Shkencat Humane (CRISU) e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", më 11 tetor 2023, organizon Konferencën Ndërkombëtare me temën

"Ekonomia, Financa dhe Pabarazitë Shoqërore".

Themeli i kësaj teme bazohet në një nga parimet themelore të Universitetit dhe vetë qendrës CRISU, që është kultivimi i kulturës. Në rastin në fjalë, synohet të mbillet fara, në frymën e Ekonomisë së Papës Francesku, në gjurmët e Ekonomisë Civile dhe Financës, ajo Ekonomi dhe ajo Financë që vendos individin si një qenie njerëzore në plan të parë dhe synon të reduktojë pabarazitë shoqërore përveçse atyre ekonomike përmes rritjes kulturore.

Me punimet e konferencës, CRISU synon të japë një kontribut të vlefshëm në një terren me siguri të frytshëm, që meriton vëmendjen e duhur jo vetëm nga Universiteti, por edhe nga institucionet që kanë kujdes për rritjen kulturore dhe ekonomike të vendit të tyre.

Punimet e konferencës do të drejtohen nga figura nga bota ekonomike dhe financiare italiane, si dhe nga institucionet shqiptare, me qëllim që të ofrojnë kontributin e duhur jo vetëm për komunitetin akademik, por edhe për komunitetin në tërësi.

Pjesëmarrës do të jenë:
Prof. Leonardo Becchetti
Universiteti i Romës "Tor Vergata"
Dr. Denada Seferi
Zëvendës Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë
Kav. Augusto Dell'Erba
President i Federcasse
Dr. Natasha Ahmetaj
Zëvendës Guvernator i Bankës Qëndrore të Shqipërisë
Av. Alessandro Mele
Kryetar i Bankës së Kreditit Kooperativ të Putignano
Prof. Vitorocco Peragine
Universiteti i Barit "Aldo Moro"
Prof. Raul Caruso
Drejtor i CESPIC, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"

Eventi do të moderohet nga Prof. Mauro Bisceglia, Anëtar i CRISU-s, i Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Universitetit të Barit "Aldo Moro".

Të sigurtë për interesimin tuaj, Universiteti ju pret!


Na ndiqni