Konferenca "Zhvillimi lokal dhe qëndrueshmëria" do të mbahet më 7 maj 2025 prej orës 09:30 në sallën B105 të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".
Gjatë konferencës do të shqyrtohen metodologji shkencore dhe praktikat më të mira italiane dhe shqiptare për planifikimin e investimeve publike dhe private, duke promovuar politika zhvillimi lokal që vlerësojnë identitetet territoriale dhe nxisin një zhvillim socio-ekonomik të qëndrueshëm.
Konferenca do të fillojë me një fokus në Tiranë dhe do të vazhdojë në qytete të tjera të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Itali, me qëllim për të zhvilluar politika që respektojnë specifikat lokale, për një qasje të përgjegjshme, që të favorizojë ekselencat lokale, të tërheqë investime dhe të parandalojë zhvillimin e pa organizuar dhe spekulativ.