Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 21 Maj 2019, ora 16.00, seminarin e titulluar: “Nga biologjia strukturore tek informatika kimike: qasje inovative për strategji të reja terapeutike”.
Do të referojnë Dr. Dritan SILIQI dhe Dr. Giuseppe Felice MANGIATORDI nga Instituti i Kristolografisë, Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Bari, Itali. Gjithashtu, do të diskutojnë mbi temën Prof. Elena CAPARELLI nga Departamenti i Teknologjive Kimiko – Farmaceutike dhe Biomolekulare, UKZKM.
Pjesëmarrja është e hapur për studentë, profesionistë të fushave të ndryshme, brenda dhe jashtë kampusit universitar. Në përfundim janë parashikuar ndërhyrje apo pyetje nga pjesëmarrësit.
Veprimtaria do të zhvillohet tek Salla B107.