Më datë 3 Qershor 2024, ora 11:00 në Aula Magna në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë” do të zhvillohet konferenca me temë “Demenca në Shqipëri: Epidemiologjia dhe terapia farmakologjike”. Kjo konferencë është pjesë e aktiviteteve të projektit “Demenca në Shqipëri: epidemiologjia, terapia farmakologjike dhe përdorimi i antibiotikëve” drejtuar nga Prof.Assoc. Malvina Hoxha, financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Objektivi kryesor është informimi dhe ndërgjegjësimi i popullatës për demencën dhe parandalimin e saj, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të kësaj patologjie, nga aspektet mjekësore dhe terapitë farmakologjike, deri tek ndikimet ekonomike dhe sociale.
Ju mirëpresim!
Demenca në Shqipëri: Epidemiologjia dhe terapia farmakologjike
Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm