Më 30 Qershor 2022 u zhvillua Workshopi me temë “Evidentimi i objekteve arkitekturore” ku
profesor Alessandro Merlo së bashku me arkitektët e ardhshëm, aktualisht
maturantë, dokumentuan nëpërmjet rilevimit digjital, një pjesë të kampusit të
Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Njohja e teknikave novatore
të rilevimit digjital për dokumentimin e objekteve arkitekturore është një
vlerë e shtuar që Universiteti ynë ofron për të formuar arkitektë të ndjeshëm ndaj
trashëgimisë kulturore.