×

Film “Superdesign. Italian Radical Design”

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Cinema della Piramide

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në shfaqjen e filmit “Superdesign. Italian Radical Design” më 10 shkurt 2026, në orën 18:30, pranë Piramidës së Tiranës.


Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në shfaqjen e filmit “Superdesign. Italian Radical Design” më 10 shkurt 2026, në orën 18:30, pranë Piramidës së Tiranës.

Eventi do të hapet me një prezantim nga Francesca Molteni dhe Maria Cristina Didero.
Aktiviteti organizohet nga Departamenti i Arkitekturës i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.

Filmi rrëfen, përmes 19 protagonistëve, historinë dhe trashëgiminë e Lëvizjes Radikale Italiane, duke na kthyer në mesin e viteve ’60, një periudhë ndryshimesh të thella dhe “turbulence pozitive” edhe në art. Përmes veprave dhe idealeve të arkitektëve, dizajnerëve dhe kuratorëve, filmi “Superdesign. Italian Radical Design” tregon se ëndrrat, utopitë dhe pasionet e lëvizjes janë ende të gjalla sot.


Na ndiqni