Hidroterapia dhe benefitet e saj
Më 1 korrik 2022, u zhvillua aktiviteti “Fizioterapist për një ditë” në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” për maturantët e interesuar. Koordinatorja e programit të studimit në Fizioterapi, Znj. Emanuela Prendi, përgjegjësi i praktikave mësimore z.Florian Spada dhe studentët demostruan në pishinën e Qendrës së Rehabilitimit dhe e Mjekësisë Sportive, benefitet e hidroterapisë dhe ambienteve të tjera në klinikë dedikuar rehabilitimit pediatrik, neurologjik dhe ortopedik. Maturantët vizituan ambientet e Universitetit dhe bibliotekën Biblioteca Unizkm.