Përfaqësues nga UKZKM ndodhen në një vizitë studimore tre ditore në Universitetin e #Limerick, Irlandë, në kuadër të aktiviteteve të parashikuara nga projekti IDEA. Bashkë me përfaqësues nga Universitete të tjera partnere nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi, ata vizituan kampusin dhe hapësirat fizike, bibliotekën dhe laboratorët e teknologjisë asistive për studentët me aftësi të kufizuara. Stafi i Universitetit të Limerick ndau përvojën rreth politikave të barazisë, diversitetit, gjithëpërfshirjes, bashkëpunimeve strategjike me komunitetin dhe partneritetet me punëdhënësit, shërbimet mbështetëse për studentët me aftësi të kufizuara, dëshmi prej vetë studentëve si edhe praktikat e ndjekura për rritjen e aftësive të tyre për punësim.
IDEA project, study visit @University of Limerick
Data
                                
            Fillon në
                
            Mbaron në
                                                    
                            Adresa
                    Unizkm