×

Mesazhi i Papës për Ditën Botërore të Paqes 2020

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

Më datë 30 janar 2020, ora 11.00, në ambjentet e Aula Magna-s të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, organizohet takimi për të bashkëndarë Mesazhin e Papës Françesk për Ditën e 53-të Botërore të Paqes: “Paqja si ecje shprese: Dialog, pajtim dhe kthim ekologjik”. Kjo ditë është themeluar nga Papa Pali VI në vitin 1967.

Eventi organizohet nga bashkëpunimi i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me Nunciaturën Apostolike në Shqipëri, si një reflektim mbi Mesazhin e Papës Françesk për Ditën Botërore të Paqes 2020.

Na nderon me pjesëmarrjen dhe reflektimet e tij, Presidenti i Republikës Sh. T. Ilir META.

Do të bashkëndajnë mesazhin për Ditën Botërore të Paqes: Atë Daniele Bertoldi, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë; Prof. Bruno Giardina, Rektori i Universitetit Katolik ZKM; Sh.T. Imzot Charles Brown, Nunci Apostolik në Shqipëri; Dom Marian Gega, Arqidioqeza e  Shkodër - Pult.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, ambasadorë, ministra, rektorë e dekanë të universiteteve shqiptare.

Na ndiqni