“Rrugëtimi i shëndetësisë shqiptare” titullohet seminari ndërdisiplinor që do të mbahet nga Prof. Tritan Shehu më 22 janar 2020, në orën 16.30, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Prof. Shehu pritet të trajtojë çështje me interes, mbi situatën e sistemit shëndetësor në vendin tonë, kryesisht në funksion të pacientit dhe rrugëtimin mbi të cilin ka kaluar shëndetësia shqiptare.
Menaxhimi i sistemit shëndetësor, monopoli në treg, mungesa e barnave në rrjetin farmaceutik dhe mungesa e politikave për edukimin shëndetësor, janë vetëm disa prej pikave që do të diskutohen.
Takimi do të mbahet tek Aula B107 dhe është pjesë e ciklit të seminareve ndërdisiplinorë për të tretin vit rradhazi në UKZKM, një nismë e Prof. Bruno Zappacosta, Drejtor i Departamentit për Vlerësimin Kimik - Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave, i Fakultetit të Farmacisë dhe Prof. Francesco Rulli i Departamentit të Shkencave Kirurgjikale të Fakultetit të Mjekësisë.