×

Takim Letrar me Besnik Mustafaj

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Aula Magna, Catholic University “Our Lady of Good Counsel”

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ka kënaqësinë t’ju ftojë në Takimin Letrar me shkrimtarin dhe intelektualin shqiptar Besnik Mustafaj, një nga zërat më përfaqësues të letërsisë bashkëkohore ballkanike, që do të zhvillohet më 18 nëntor 2025, ora 15:00, në Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Takimi do të ofrojë një moment dialogu dhe reflektimi mbi temat e kujtesës, identitetit dhe kthimit, me fokus në romanin “Vera pa kthim”, me pjesëmarrjen e vetë shkrimtarit Z. Besnik Mustafaj.
Takimi do të hapet nga Kori i Universitetit (Zoja Band), me interpretimin e Himnit Kombëtar Shqiptar, në nder të festave të nëntorit.
Përshëndetjet institucionale do të mbahen nga Fr. Ruggero Valentini, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, Prof. Anila Godo, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, dhe Dr. Mimoza Agastra, Përgjegjëse e Bibliotekës së Universitetit. Takimi do të moderohet nga Dr. Neada Stana.
Ju mirëpresim me përzemërsi për të festuar së bashku kulturën, fjalën dhe kujtesën.

Na ndiqni