Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC), pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, organizon të hënën, më 04 nëntor 2019, ora 17:00, konferencën e titulluar “INTERNATIONAL ORDER AND INSTABILITY. USA, EU AND THE BALKANS”.Në këtë aktivitet të moderuar nga Prof. Raul Caruso, Drejtor i CESPIC pranë do të referojnë rreth temës:
Prof. Erik Gartzke
Universiteti i Kalifornisë, San Diego
"Stability in a complex, multi-lateral world"
Prof. Andrea Ruggeri
Universiteti i Oxfordit
"Multilateralism and cooperation as means for peace"
SH.T Arben Çejku
Drejtor i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisjen
Ish Ambasador i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
"Albanian neighborhood between internal and external challenges"
SH.T Alberto Cutillo
Ambasador i Italisë
"Italian and European search for stability in the Balkans"
Do të përshëndesin konferencën, Atë Daniele Bertoldi, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë dhe Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë.
Aktiviteti do të zhvillohet Aula B107, pranë Universitetit Katolik ZKM në Tiranë.