Në kuadër të Erasmus Info Day, projekti ynë Jean Monnet Module "Microcredit as an Instrument of Social Cohesion within the EU Context" do të prezantohet pranë Europe House, Tiranë.
Ejani dhe zbuloni si mikrofinanca mund të bëhet një urë për kohezion social dhe mundësi të reja në Europë.
16 tetor 2025
12:00 – 15:30
Europe House, Tiranë
UKZKM ishte pjesë e Panairit Erasmus që u mbajt në Shtëpinë e Evropës në Tiranë në kuadër të Ditës Informative për programin Erasmus+.
Stenda jonë u vizitua nga maturantë, studentë dhe jo vetëm që njohin standardet tona akademike dhe suksesin e shkëmbimeve me programet e studimit kudo në Evropë.
Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me projektet tona Jean Monnet dhe Forcimi i Kapaciteteve ne Arsimin e Lartë të financuara nga programi Erasmus+, ku përfitues kryesor është gjithë komuniteti akademik.