×

“Politika në shërbim të paqes” - Presidenti i Republikës në Universitetin Katolik ZKM

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

Me datë 16 janar 2019, ora 11.00, në ambjentet e Aula Magna-s të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, organizohet Takimi për të bashkëndarë Mesazhin e Papës Françesk për Ditën Botërore të Paqes 2019: “Politika në shërbim të paqes”.


Me datë 16 janar 2019ora 11.00, në ambjentet e Aula Magna-s të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, organizohet Takimi për të bashkëndarë Mesazhin e Papës Françesk për Ditën Botërore të Paqes 2019: Politika në shërbim të paqes.

Eventi organizohet nga bashkëpunimi i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me Nunciaturën Apostolike në Shqipëri, si një reflektim mbi Mesazhin e Papës Françesk për Ditën Botërore të Paqes 2019.

Na nderon me pjesëmarrjen e Tij, Presidenti i Republikës Shkëlqësia e Tij Ilir META.

Do të bashkëndajnë mesazhin për Ditën Botërore të Paqes: Atë Daniele Bertoldi, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë; Sh.T. Imzot Charles Brown, Nunci Apostolik në Shqipëri; Prof. Bruno Giardina, Rektori i Universitetit Katolik ZKM; Mons. George Frendo Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane të Tiranë-Durrësit; Prof. Raul Caruso, Drejtor i Qendrës Europiane të Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC), pranë Universitetit Katolik ZKM, i cili do të prezantojë studimin 'Albania in the Eyes of the World'.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, ambasadorë, ministra, rektorë e dekanë të universiteteve shqiptare.

Na ndiqni